Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Varianti i ri i Covid-19 ka rritur numrin R të riprodhimit

Varianti i ri i koronavirusit është shumë më i transmetueshëm se sa versioni i mëparshëm – në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit që thotë se varianti i ri e ka rritur numrin R të riprodhimit nga 0.4 deri në 0.7.

Në Britaninë e Madhe, numri R siç quhet, është mes 1.1 dhe 1.3. duhet që ky numër të qëndrojë nën 1 në mënyrë që numri i rasteve të fillojë të bjerë.

Për ekspertët, dallimi mes llojeve të virusit është ekstrem. “Ka një dallim të jashtëzakonshëm për sa i takon mënyrës se sa lehtë përhapet varianti i ri, thotë Axel Gandy nga kolegji imperial i Londrës. “Ky është ndryshimi më serioz i parë tek virusi që kur ai u shfaq”, shton ai.

Studimi i Imperial College sugjeron se transmetimi i variantit të ri është trefishuar gjatë izolimit të nëntorit në Angli ndërsa versioni i mëparshëm u reduktua me një të tretën. Rastet e koronavirusit kanë nisur të rriten shpejt gjatë valës së dytë dhe numri i rasteve të regjistruara në një ditë të vetme shënoi një rekord të ri të enjten.

Studimet e mëhershme tregonin se virusi përhapej më shpejt mes personave nën 20 vjeç, veçanërisht në gjimnaze. Por të dhënat më të fundit tregojnë se ai po përhapet shpejt në të gjitha grupet e moshave.

Numri R është numri mesatar i njerëzve që një person i infektuar, infekton. Nëse ai është mbi 1 atëherë epidemia vazhdon të rritet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet