Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulm në dasmë, vriten pesë gra dhe plagosen disa të tjerë

Pesë gra janë vrarë në Jemenin e shkatërruar nga lufta, pasi një predhë shpërtheu në një dasmë të mbajtur ditën e Vitit të Ri në qytetin Hodeidah.

Qeveria dhe rebelët Huthi fajësuan njëri-tjetrin për sulmin e së premtes.

Si pasojë e këtij shpërthimi, mbetën të plagosur shtatë përsona, mes të cilëve ishin edhe fëmijë.

Gjenerali Sadek Douid, përfaqësuesi i qeverisë në një komision të përbashkët të sponsorizuar nga OKB, dënoi sulmin, duke e konsideruar “një krim të neveritshëm të kryer nga Huthis kundër civilëve”.

Kujtojmë se më 4 dhjetor, tetë njerëz u vranë në sulmet me bombë në një kompleks industrial në Hodeida.

Ministri i Jashtëm Ahmed bin Mubarak tha se: “Qeveria është e vendosur të përmbushë detyrat e saj dhe të punojë për të rivendosur stabilitetin. Ky sulm terrorist nuk do ta na pengojë për të vijuar punën.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet