Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policia nuk ndalon dot festën, më shumë se 2,500 persona thyejnë kufizimet në Francë

Rreth 2500 persona morën pjesë në një festë të paligjshme të Vitit të Ri në Francën veriperëndimore, duke u përplasur me dhunë me policinë e cila nuk arriti ta ndalonte atë dhe duke shkaktuar shqetësim se ngjarja mund të përhapte më shumë koronavirusin.

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit

Më shumë se 2,500 francezë kanë zgjedhur të thyejnë rregullat dhe të festojnë ndërrimin e viteve, edhe pse në vend është vendosur shtetrrethimi. Festa është mbajtur në një depo në Lieuron afër Rennes në Brittany, filloi të enjten dhe vazhdon ende.

Nga e premtja në mbrëmje, tingujt e techno mund të dëgjoheshin nga vendi i festës, megjithëse policia po parandalonte që të sapoardhurit të bashkoheshin në skenë.

Një numër i madh personash janë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja. Të pranishmit janë përplasur me policinë, i kanë vënë flakën një makine dhe kanë hedhur objekte ndaj oficerëve që u përpoqën të ndalin festën dhe të paktën tre oficerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë që edhe vetë të pranishmit u shprehën se nuk kanë respektuar distancimin shoqëror. Shumë prej tyre madje kaluan natën në makina para se të ktheheshin për të kërcyer, raporton Le Monde. Disa të pranishëm planifikojnë të qëndrojnë aty deri të Dielën ndërsa të tjerët thanë se shpresonin të qëndronin deri të Martën. Të Premten vonë, Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin mbajti një takim për të diskutuar ngjarjen. Ai tha se të gjitha daljet e automjeteve ishin bllokuar dhe më shumë se 200 njerëzve u ishte dhënë paralajmërim verbal nga policia.

Franca prezantoi rregulla të rrepta përpara Vitit të Ri duke përfshirë një shtetrrethim nga 20:00 deri në 06:00. Më shumë se 100,000 oficerë policie u vendosën në të gjithë vendin për të prishur organizimet festive dhe për të zbatuar shtetrrethimin.

Franca ka regjistruar më shumë se 2.6 milion raste koronavirus dhe është i pesti vend në botë sa i përket numrit të të infektuarve dhe 64,892 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet