Fshati turistik i Dardhës në Korçë është një prej destinacioneve të preferuara për të festuar ditët e para të Vitit të Ri mes dëborës në qetësi.
Ne foto duket se ka një fluks të njerëzve nga qytete të ndryshme të vendit që e kanë zgjedhur për të kaluar momente festive me familjen.
Trafiku është i rënduar, ndërsa disa prej tyre, që pëlqejnë dëborën e kanë vijuar rrugën në këmbë.