Ministri i Jashtëm gjerman: Na duhen urgjentisht sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor

Bota
Ministri i Jashtëm gjerman: Na duhen urgjentisht sinjale pozitive

Nëse Bashkimi Evropian (BE) lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të hyjnë në atë vakum, ka deklaruar sekretari shtetëror për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Michael Roth.

Ai ka shprehur zhgënjim që nuk ka progres në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së kryesimit të Gjermanisë me BE-në në gjashtë muajt e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pyetje nuk është asgjë më pak se kredibiliteti i jonë”, ka deklaruar Roth për Handelsblat.

“Patjetër ta shtyjmë këtë. Paqja, pajtimi rajonal dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësisë strategjike për mbarë Evropën, veçmas për fqinjësinë”, ka thënë ai.

Handelsblat ka shtuar se forcat si Rusia, Kina dhe Turqia janë të interesuara për rajonin.

“Nëse BE lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të hyjnë në atë vakum nga arsye gjeostrategjike. Ne po i qëllojmë vetes në këmbë”, ka thënë Roth.

Ai ka thënë se hezitimi i BE-së interpretohet si dobësi në botë ku autoritarizmi bëhet më i fuqishëm, ndërsa demokracia është nën presion të madh.

“Kjo është tragjedi për vendet e Ballkanit”, ka thënë Roth.

“BE patjetër të jetë më e pranishme në perceptimin emotiv të popullit. Jo që të mund të godasim mbi supe. Në fund, ai është depërtim i Evropës në konkurrencën sistemore me forcat autoritare që do të ankorohen në mes të Evropës”, ka shtuar Roth.

ME TE LEXUARAT