Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 229 raste të reja me COVID-19 në Kosovë duke e çuar në 51.731 numrin e të infektuarve nga fillimi i pandemisë.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Podujevë 20 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.
Ndërkohë që janë shënuar edhe 4 viktima, duke çuar në 1340 numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç).
Në ndërkohë janë shëruar edhe 363 persona. IKShPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve të testohen për SARS-CoV-2 në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë dhe të respektojnë masat e sigurisë.