Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I ekzekutoi nusja, kthesë e papritur në hetimet për vrasjen e ciftit Pasho në Itali

Autoritetet italiane po vazhdojne hetimet për të plotësuar çdo detaj të vrasjes së çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, të cilët u zhdukën në ditët e para të nëntorit 2015 dhe u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, nga data 10 deri në 15 dhjetor.

Autoritetet kanë ‘vizituar’ një kompani për të zbardhur enigmën e plotë të vrasjes së bashkëshortëve Pasho, për të cilën zonat e “errëta” janë edhe më shumë se një. Ditët e fundit, karabinierët bënë një ndalesë në zonën Empolese.

Ata e kanë hedhur vëmendjen e tyre te një kompani me qendër në zonën industriale të Terrafino dhe po kërkojnë materiale të ngjashme me ato të përdorura për të ‘paketuar’ eshtrat e Shpëtim dhe Teuta Pashos pas vrasjes.

Që prej nëntorit të 2015 asnjë lajm prej tyre, për vite me radhë, megjithë thirrjet e përsëritura nga vajza e tyre Dorina.

Në burg, për vrasjen e tyre është Elona Kalesha ish- e dashura e dhalit të çiftit Pasho, e cila akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve, ndonëse ka dyshime të forta se nuk e ka bërë e vetme krimin.

Duke qenë se ajo akuzohet se pasi e ka vrarë çiftin dhe ka masakruar trupat e tyre, edhe i ka paketuar në mënyrë skrupuloze, duke i copëtuar dhe futur në valixhe, kësisoj materiali i përdorur mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë.

Megjithatë nga kjo vizitë ende nuk ka informacione nëse kanë marrë të dhëna që do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e ndonjë detaji tjetër që do të hidhte dritë mbi ngjarjen, citon shqiptarja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet