Dita nis me diell, por ja se si do të ndryshojë moti në mbrëmje

Aktualitet
Dita nis me diell, por ja se si do të ndryshojë moti në

Deri në pasdite, këtë të shtunë sipas Meteoalb, mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme në të gjithë territorin shqiptar.

Por mbrëmja dhe kryesisht nata sjellë fuqizim të vranësirave dhe reshje në zonat bregdetare, kryesisht Jug-Jugperëndim. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 13°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi deri 55-60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5-6 ballë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në Losovë deri në pasdite kur vranësirat e shpeshta do të përfshijnë fillimisht zonat perëndimore dhe gradualisht gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Paraditja paraqitet me mot të kthjellët, situatë e cila dominon deri vonë në pasdite kur vranësirat shfaqen në zonat kufitare me territorin shqiptar dhe me pas përfshijnë gjithë Maqedoninë e Veriut.

ME TE LEXUARAT