Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dhunë ndaj nënës, vëllait dhe gruas, arrestohen tre persona 

Dhuna në familje vijon të jetë prezente. Policia e Tiranës raporton sot për tre raste konkrete. Në Bathore vëllai ka rrahur të vëllanë.

Në Paskuqan djali rrahu nënën ndërsa në një rast tjetër rrahu gruan.

Arrestimet e sotme

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A(B). N., 40 vjeç, pasi në lagjen nr.5 Bathore, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Në vijim të veprimeve nga kontrolli i ushtruar në banesen e shtetasit A(B). N., iu gjet 1 armë pistoletë imituese zhurmuese, një sasi municioni luftarak, 1 jelek multifunksional si ato të shërbimeve të policisë, si dhe 1 armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.M., 25 vjeç, pasi në Paskuqan, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet