Zjarr në një banesë në Tiranë, përfundojnë në spital çifti i bashkëshortëve

Aktualitet
Zjarr në një banesë në Tiranë, përfundojnë

Rreth orës 14:31, një banesë është shkrumbuar nga flakët ku si pasojë janë asfiksuar çifti që ndodhej në banesë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datë 01.01.2021, rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.H. Si pasojë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen shtetasi M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT