Ulet numri i viktimave në Itali, regjistrohen mbi 22 mijë raste me Covid-19

Bota
Ulet numri i viktimave në Itali, regjistrohen mbi 22 mijë raste me

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 22,211 raste të reja pozitive për Covid-19, nga 157,524 teste të kryera.

Po ashtu, sipas të dhënave të autoriteteve të Shëndetit në vend, si pasojë e koronavirusit, brenda ditës humbën jetën 462 qytetarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në total, numri i viktimave shkon në 74,621 që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, raportohet se numri i të shtruarve në spitale është drejt uljes. 329 pacientë më pak se dje u regjistruan në 24 orët e fundit.

Po ashtu, është regjistruar një ulje e shtrimeve në kujdesin intensiv, ndërsa totali i të shtruarve në këtë pavijon është 2,553.

ME TE LEXUARAT