Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tregtonin fishekzjarre, policia e Durrësit ndjekje penale për 3 të rinj dhe një 52-vjeçar

DURRËS
Policia e Durrësit ka proceduar penalisht tre të rinj dhe një 52-vjeçar pasi tregontin fishekzjarre.

Sipas informacioneve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekjzjarrëve për përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, shtetasit A. G., 29 vjeç, banues në Durrës, F. O., 30 vjeç, G. N., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe Sh. O., 52 vjeç, banues në Shijak.

Këta persona janë konstatuar nga policia duke tregtuar lëndë piroteknike (fishekzjarre).

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet