Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkrumbohet shtëpia gjatë natës, mbeten jashtë 2 anëtarët me aftësi të kufizuara

Orët e para të këtij Viti të Ri, një familje ka mbetur pa strehë shkak se banesa e tyre u përfshih nga flakët në fshatin Tërbac të Vlorës.

Konkretisht 2 anëtarët Agron dhe Halo Hazizaj të dy me aftësi të kufizuar kishin lënë ndezur oxhakun për tu ngrohur, por flakët dolën jashtë kontrollit duke dëmtuar të gjithë shtëpinë.

Këto janë pamje të shtëpisë e cila u përfshi nga flakët në minutat e para të këtij 1 Janari, ku shihet qartë sebanesa ka pësuar dëme të konsiderueshme ndërsa 2 pjesëtarët e familjes Hazizaj fatmirësisht nuk pësuan lëndime.

Pas flakës që shkatërroi gjithçka në shtëpinë e familjes Hazizaj 2 anëtarët kanë mbetur në mes të katër rrugëve për ti bërë ballë dimrit të ftohtë të këtij viti të vështirë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet