Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkrumbohen katër shtëpi gjatë natës në Kosovë

Katër shtëpi janë djegur mbrëmë në qytetet e ndryshme të Kosovës.

Sipas Policisë, në Gjakovë, një person ka informuar se në rrethana të pa njohura një aneks i shtëpisë është përfshirë në zjarr. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.

Në Prishtinë, një person ka raportuar deri sa ka qenë me familje, në rrethana ende të panjohura kulmi i shtëpisë së tij kishte marrë flakë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin. Rasti mbetet nën hetime.

Kurse, në Mitrovicë, është raportuar se në fshatin e tij, një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësiti i KEDS-it dhe njësiti i zjarrfikësve. Shtëpia e përfshirë ishte e vjetër dhe nuk ka qenë askush në atë kohë në shtëpi. Rasti nën hetime.

E në Gjilan, është raportuar se një shtëpi kapluar nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa të lënduar në njerëz nuk ka. Rasti është duke u hetuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet