Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përleshje me thika në Kosovë, plagoset 18-vjeçari

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Prizren si pasojë e një përleshje ndërmjet të rinjve të ndodhur përgjatë mbrëmjes.

Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, teksa ka njoftuar se nuk ka ndonjë të arrestuar ende.

“Rreth orës 17:10 minuta, në rrugën ” Remzi Ademaj” ka ndodhur një incident, ku si pasojë ka marr lëndime trupore një i ri i moshës rreth 18 vjeçare”

“I riu aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të Spitalit duke marrë tretman mjekësor dhe njoftohet se ka marrë lëndime të rënda trupore. Policia ka dalur në vendngjarje dhe po merret me rastin, ndërsa nuk ka të arrestuar si të dyshuar rreth rastit në fjalë”, ka thënë Gashi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet