Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pandemia rriti me 25% numrin e punëkërkuesve në Zyrat e Punësimit

Pandemia e ka ndikuar për keq zhvillimet në tregun e punës, përderisa të dhënat administrative mbi ecurinë e punësimit tregojnë se në Zyrat Shtetërorë të Punës në fund të tremujorit të tretë 2020 u regjistruan gjithsej 88 mijë e 393 punëkërkues, ose 25 për qind më shumë se në vitin 2019, në të njëjtën periudhe.

Të dhënat administrative mbi punësimin raportojnë si të punësuar ata që paguajnë sigurime shoqërore në tatime dhe numërojnë si të papunë ata që regjistrohen në zyrat e punës si punëkërkues.

Duke iu referuar të dhënave të punësimit nga burimet administrative shihet se, punëkërkuesit kanë rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, psh nga 148 mijë punë kërkues në 2015 në 88 mijë të tillë këtë vit.

Të papunët shqiptare nuk besojnë shumë të punësimi nga Zyrat e Punës, përderisa nga anketa e forcave të punës rezultojnë të papunë mbi 166 mijë persona ose dyfishi i atyre që janë të regjistruar në zyrat e punës.

Por teksa numri i personave që i drejtohen zyrave të punësimit për punës është rritur ndjeshëm pas pandemisë, ofertat për punë nga ana e bizneseve kanë rënë në mënyrë drastike në raport më vitin e kaluar.

Sipas Agjencisë Kombëtare të punësimit aktualisht janë të shpallura vetëm180 vende të lira për punë, shumë e cila e të cilave janë për punë krahu me vlerë të ulët dhe pa ndonjë arsim specifik.

Gjatë dy viteve të shkuara 2018-2019, pati raste ku numri i ofertave nga biznesit për vende pune arriti edhe në 40 mijë.

Analizat periodike kanë treguar se nga zyrat e punës në rastin më të mirë nuk janë punësuar më shumë se 7 % e punëkërkuesve edhe pse qeveria dhe donatorët kanë harxhuar shumë fonde për ti bërë efektive këto zyra.

Anketat e INSTAT tregojnë se 31 për qind e të punësuarve e kanë gjetur vendin e punës nga miqtë dhe të afërmit dhe shume pak nga zyrat e punës.

Për më tepër, edhe pse të rinjtë janë synimi i shërbimeve të ndërmjetësimit, ata në të vërtetë nuk kanë shance të gjejnë punë nga zyrat e punësimit.

Shërbimi kombëtar i Punësimit në Shqipëri vepron me burime të kufizuara. Ekziston një platformë online për të siguruar informacion mbi vendet e lira dhe kurset e trajnimit, por informacioni për vendet e lira nuk ndahet nëpër rrethe.

Ekspertët e Bankës botërore në një raport për efektivitetin e zyrave shtetërore të punësimit gjeten se, disponueshmëria e të dhënave dhe saktësia e tyre ishin problematike./monitor

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet