Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Në kulmin e tensioneve me Greqinë, Turqia merr komandën e NATO-s

Duke filluar nga 1 janari 2021, pra sot, ushtria turke do të marrë Komandën e Forcës së Gatishmërisë së Lartë të Aleancës.

Menjëherë ky shtet do të vendosë mijëra ushtarë në gatishmëri. Turqia e merr përsipër drejtimin e kësaj force nga Polonia thuhet në njoftimin e NATO-s.

Në këtë komandë, e cila është pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të shërbejnë afërsisht 4 200 trupa nën Komandën e Brigadës së 66-të të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë dhe gjithsej 6 400 ushtarë, përfshirë njësi nga Shqipëria, Hungaria, Italia, Letonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, BM dhe SHBA.

NATO ka vlerësuar “investimet thelbësore” të Turqisë për njësinë e Aleancës, “veçanërisht në planifikimin e kërkesave logjistike dhe municionit”.

Sipas NATO-s modelet më të fundit të automjeteve turke të armatosura dhe raketave antitank janë caktuar për drejtimin turk të kësaj komande.

Kjo komandë gatishmërie u themelua në vitin 2014 në një samit të NATO-s në Britani, në përgjigje të ndryshimit të mjedisit të sigurisë, të tilla si aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ukrainë dhe trazirat në Lindjen e Mesme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet