Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Makina merr flakë në ecje pranë tunelit në Elbasan, shpëtojnë shoferi dhe dy pasagjerët

ELBASAN
Një autoveture është përfshirë nga flakët ndërsa qarkullonte në aksin Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mamël rreth 1 km larg tunelit. Automjeti i llojit, tip “Benz Class” është mbuluar nga flakët rreth orës 12:45. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në të, sapo kanë vënë re tymin dhe flakët që kishin “pushtuar” automjetin kanë ndalur dhe kanë dalë menjëherë duke u larguar dhjetëra metra prej vendit të ngjarjes.

Ndërkohë është njoftuar shërbimi zjarrfikës për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë automjetin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet