Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Humbi betejën me Covid-19, ndërron jetë babai i avokatit Altin Goxhaj

Ndërron jetë këtë të premte babai i avokatit Altin Gjoxhaj, Enver Gjoxhaj i cili ishte infektuar nga Covid-19 dhe nuk ja dali të mposhtë virusin pas një përballje prej më shumë se 24 ditë.

Njoftimin për humbjen e Goxhajt e ka bërë vetë avokati i cili njofton lajmin e hidhur nëpërmjet një postimi në “facebook”.

Ai njofton se përshkak të periudhës së pandemisë, nuk presin vizuta në shtëpi përveç ditës së dielë (pasnesër) tek Rezidenca ALBA 2000, ndërsa mirkupton të gjithë për pamundësinë për të marrë jesë në cermoni.

Postimi i plotë i Avokat Altin Goxhaj në Facebook:

Me zemër të copëtuar ju njoftoj në emër të familjes miq, se babai im Enver Goxha (15.08.1939 -01.01.2021) ndërroi jetë sot pas një përballje 24 ditore me virusin kinez nga të cilat 15 ditë në reanimacion në spitalin infektiv nën një kujdes shembullor dhe human të mjekëve dhe infermierëve të tij.

Ju njoftoj se varrimi do të zhvillohet në dt 3 Janar, pasnesër, të Djelën në 12:00 në Varrezat e Sharrës ndërsa Pritja do të jetë po atë ditë nga ora 10:00-12:00 te Rezidenca e Agjencisë Funerale ALBA 2000 pranë Medresesë (Rruga e Dibrës, Nr.302).

Ju kujtoj se për shkak të kushteve specifike të periudhës së detyruar izoluese që kemi si familje, nuk presim vizita në shtëpi por veç pasnesër të Djelën tek Rezidenca ALBA 2000.

Ju mirëkuptojmë plotësisht për pamundësinë për të marrë pjesë në ceremoni. Ju ardhshim veç për të mira.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet