Një baba i prekur nga Covid-19 i tha të fejuarës së tij në Facetime “mos më vini në gjumë se nuk do të zgjohem” para se të binte në koma dhe pastaj të vdiste.
Leon Boase, 40 vjeç, i cili ishte i rënduar në shëndet ishte i tmerruar që nuk do të zgjohej më, tha partnerja e tij e shkatërruar, Nichola Jennison.
Çifti ishte vetë-izoluar pasi u infektuan të dy me virus në fillim të nëntorit.
Boase, i cili pinte rrallë dhe nuk pinte duhan, nuk tregoi asnjë simptomë fillimisht, por përfundoi me urgjencë në spitalin James Cook, në Middlesbrough, North Yorkshire, me dhimbje të jashtëzakonshme në stomak më 12 nëntor.
Partnerja e tij Jennison, 38 vjeç tha: Fjalët e fundit për mua ishin: ‘Mos më vini në gjumë, nuk do të zgjohem.” Kurrë nuk do ta harroj. Lajm i fundit.al