Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hoti pret Vitin e Ri në stacionin e policisë, kjo është arsyeja

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në momentin e ndërrimit të viteve ka vizituar stacionin policor në Rahovec, siç ka thënë, për të treguar respektin ndaj policëve mbarë Kosovës që në këto momente nuk ndodhen me familjet e tyre, por në krye të detyrës.

“Ka qenë vit i vështirë për juve, mjeket, infermierët dhe të tjerët që kanë qenë në krye të detyrës gjatë pandemisë”.

“Meritoni respektin më të madh. Unë di që krahas mjekëve dhe infermierëve, keni pasur numrin më të madh të të infektuarve dhe plot raste që kolegë kanë humbur edhe jetën dhe sonte në këtë natë dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve dhe juve për humbjen e kolegëve tuaj dhe t’ju përgëzoj për punën që e bëni”.

Ai  u shpreh se viti 2021 do jetë shumë më i mirë sepse si pjesë të programit qeverisës e kanë pjesë edhe ligjin për sigurime shëndetësore për policët. “Ju uroj shëndet dhe sukses në vitin 2021. Do jemi bashkë në sfidat e radhës”, deklaroi Hoti.

 

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet