Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Guxo”, Vjosa Osmani zbulon sloganin e listës për zgjedhjet e përgjithshme

Ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se slogani i listës me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme në vend është GUXO.

Osmani e ka treguar sloganin e listës së saj përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka publikuar një fotografi të logos së listës.

Deri më tani, përveç Haxhi Avdylit, nismës së Osmanit i janë bashkëngjitur në listë edhe disa asambleistë të LDK-së. Një emër tjetër i folur për bashkëngjiten në këtë listë është edhe Korab Sejdiu.

Postimi

“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund.

Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim.

Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër! ”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet