Goditi për vdekje kunatin me thikë, arrestohet autori në Tiranë

Aktualitet
Goditi për vdekje kunatin me thikë, arrestohet autori në

Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga sherbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” në Tiranë pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT