Furgoni me pasagjerë përplaset me automjetin, plagoset një person

Aktualitet
Furgoni me pasagjerë përplaset me automjetin, plagoset një person

Një aksident është shënuar sot në aksin Librazhd-Prrenjas.

Mësohet se një furgon me pasagjerë është përplasur me automjetin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i autoveturës Harif Stafa nga fshati Hotolisht, i cili po merr kujdes shëndetësor në spitalin e Librazhdit.

Në mjetin tjetër, po udhëtonin katër persona, të cilët mësohet se kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e mundshme të aksidentit.

ME TE LEXUARAT