Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Foto/ Martohen Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku në ditën e parë të 2021

Rudina Dembacaj mori në shtator porpozimin më të bukur për martesë nga Mark Frroku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

“I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë! P.S. I thashë PO!”, ka shrkuar Rudina duke treguar se porpozimin e ka marrë në datë 22 shtator.

Ditën e sotme ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, teksa nga sot e tutje ajo mban edhe mbiemrin Frroku.

Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”-ka shkruar Rudina krah fotove.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet