Viti i Ri 2021 është festuar nga të gjithë shqiptarët, kudo ata ndodhen.
Në qytetin e Korçës, në qendër të qytetit shpërthyen fishekzjarrët e vendosura nga Bashkia.
Përpos fishekzjarrëve, edhe dritat nuk kanë munguar në natën e ndërrimit të viteve në qytetin jug-lindor.
Shpërthimi i fishekzjarrëve dhe fuqia e dritave, kanë dhuruar një spektakël të vërtetë.
Kujtojmë se këtë vit, Viti i Ri u festua në banesa më së shumti nga qytetarët, për shkak të situatës nga koronavirusi.