E pazakontë/ Burri gropos 165 mijë euro në furrikun e pulave, por ia vjedhin emigrantët

Kosovë&Rajon
E pazakontë/ Burri gropos 165 mijë euro në furrikun e pulave, por

Një histori disi e pazakontë është regjistruar në shtetin fqinj, Greqi.

Në Koropi, pronari i një shtëpie ka denoncuar se dy emigrantë i kanë vjedhur një kanaçe djathi, brenda së cilës mbante plot 165 mijë euro. Ai i kishte groposur këta para në furrikun e pulave, shkruajnë mediat helene.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet greke kanë lajmëruar se autorë të ngjarjes janë një 35-vjeçar dhe një pakistanez, 20 vjeç.

Ata vetë e kishin pranuar se kishin vjedhur shumën, duke i premtuar pronarit se do ia kthenin paratë, me kusht që ai mos të lajmëronte autoritetet.

Mirëpo, emigrantët nuk mbajtën premtimin dhe nuk kthyen paratë. Sa herë që pronari kërkonte paratë, emigrantët e përqeshnin, e madje indiani 35 vjeç ushtroi dhunë ndaj tij e pakistanezi u zhduk.

Pas kësaj, pronari i parave lajmëroi policinë. Autoritetet janë duke punuar për rastin e pazakontë, për të gjetur autorët e vjedhjes së shumës së parave.

ME TE LEXUARAT