Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E pazakontë/ Vajza 15-vjeçare kapet me drogë në Mitrovicë, ja ku e kishte marrë

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Mitrovicë, ku një vajzë 15 vjeçare është kapur me drogë.

E jashtëzakonshmja vazhdon edhe më tej, kur mësohet se ajo e kishte blerë drogën nga i dashuri i shoqes 13 vjeçare, shkruan “Jepi zë”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur avokati mitrovicas, Uvejs Gashi, i cili është angazhuar sipas detyrës zyrtare për rastin e të miturës.

“Po e permbylli vitin me këtë foto nga Stacioni i Policisë Mitrovice Jug. I angazhuar zyrtarisht si avokat në një rast penal, ku një femen (15 vjeqare) kapet me një sasi të substancave narkotike, të cilen dyshohet se e kishte blerë nga i dashuri i shoqes së saj (13 vjeqare)”, ka thënë avokati.

Ai e ka quajtur të rëndë rastin për familjen por edhe shoqërinë.

Sidoqoftë, përdorimi i narkotikëve tek të rinjtë mitrovicas është shtuar, pasi thuajse çdo ditë ka të arrestuar për këtë çështje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet