Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covid-19 në Kosovë, ulet ndjeshëm numri i vdekjeve nga koronavirusi

Përgjatë 24-orëve të fundit nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, janë testuar gjithëse nëpër Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, 1.224 persona ku 174 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërsa sipas infromacioneve nga autoritete kosovare raportohet se gjatë 24 orëve të fundit është raportuar vetëm një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv dhe vjen nga komuna e Vushtrrisë (76 vjeç).

Ndërkohë që numri total i rasteve pozitive është 51.502 raste nga 184.737 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.336 raste të vdekjes.

Po sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 445 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.852 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.314.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 80 raste, Mitrovicë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Podujevë 7 raste, Suharekë 6 raste, Prizren 4 raste, Gjakovë 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Pejë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet