Bombarduesit amerikan mbi Iran, reagon ashpër Teherani

Bota
Bombarduesit amerikan mbi Iran, reagon ashpër Teherani

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif akuzoi Presidentin e SHBA Donald Trump se dëshironte të falsifikonte të dhëna për të sulmuar Iranin dhe premtoi se Teherani do të mbrohej me forcë, nëse do të ishte e nevojshme.

Zarif shkroi në Twitter se “në vend që të luftonte COVID-in në SHBA, Donald Trump po hedh miliarda për të bërë që avionët bombardues B-52 të fluturojnë, duke dërguar ushtri në rajonin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Inteligjenca nga Iraku tregon një komplot për të falsifikuar të dhënat për të shkuar në luftë”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, një këshilltar ushtarak i Udhëheqësit Suprem të Iranit paralajmëroi Trump-in që të mos “bënte Vitin e Ri një ditë zie për amerikanët”, raportoi Reuters.

Ushtria amerikane ka vendosur bombarduesit B-52 në Lindjen e Mesme për t’i treguar forcë Iranit, pasi ky lloj avionic ka potencial për të mbajtur armë bërthamore dhe në të njëjtën kohë ka dërguar nëndetëse bërthamore në Gji, sipas raporteve të mediave të cituara nga Reuters.

ME TE LEXUARAT