Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘500 mijë doza vaksinë anti-COVID’/ Basha: Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja

Pas daljes sot të Kryeministrit Rama, i cili dha lajmin se Shqipëria ka siguruar marrëveshjen me Pfizer për 500 mijë dozat e parë të vaksinës anti-COVID, vjen edhe reagimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Për kryeopozitarin Basha Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Sipas tij tashmë Serbia dhe Maqedonia kanë nisur ndërkohë vaksinimin

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish”, shkruan Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet