Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja makabër në Astir, zbardhet identiteti i 2 motrave që u ekzekutuan nga 59-vjeçari

Zbardhen emrat e 2 motrave që u vranë nga shqiptari i Maqedonisë ditën e sotme në zonën e Astirit.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë viktimat e këtij krimit makabër, rreth 40 vjeç. Autori Përparim Ademi është shpallur në kërkim.

Siç mësohet, Kristina dhe Përparimi kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, por një konflikt mes tyre ka çuar në një fund tragjik.

Deklarata e policise:
Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet