Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Votën mendoje mirë”, Rama bën gëzuar me raki në Maminas dhe rrëfen historinë me ‘Zanën’

Kryeministri Edi Rama ka vizituar 400 familje në Maminas që u kthyen në shtëpitë e reja pas humbjes tragjike të strehës në tërmetin e një viti më parë.

Në bisedën me një prej familjeve, kryefamiljari nuk hezitoi ti uronte jetë të gjatë e ti ofronte raki për të bërë gëzuar. Rama nuk i kurseu batutat dhe shtoi se viti i ardhshëm do gjejë edhe familje të tjera në shtëpitë e tyre.

Banori: Rrofsh 100 e 200 vjet.
Rama: Më dashke të mirën, 200 vjet me lujt mendsh.
Banori: Rakia është e imja.
Rama: E ke bo vetë? Do e pijmë nga një gëllënjkë për ta bërë gëzuar. Të rroni e më e keqja iku. Ne punën tonë kemi bërë. Për fat të keq na zuri pandemia, por sot 1000 familje që bëjnë gëzuar në shtëpi. të tjerat në Janar e Shkurt, pallatet icik më vonë.

Kryefamiljari e hapi edhe temën e votës duke i thënë se e meriton, ndërsa gruaja i jepte rëndësi qerasjes ndaj kryeministrit, i cili rrëfeu edhe historinë e tij me thyerjen e notës në sjellje për karamelen Zana.

Rama: Votën mendoje mirë se jeni dhe shijaksa.
Gruaja: Urdhëro ndonjë karamele.
Rama: Prandaj i dua gratë, se nuk bëjnë sikur.
Gruaja: Nuk e morët një karamele.
Rama: Do e marr një karamele Zana. Më kanë thyer notën në sjellje për karamele Zana kur kam qenë oficer se bëra një vjershë për zhveshjen e Zanës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet