Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vit i maktheve/ Gruaja infektohet me Covid-19, humb babanë, punën dhe shtëpinë

2020 ishte padyshim viti që nuk kënaqi askënd për shkak të makthit të shkaktuar nga koronavirusi dhe humbjes së familjarëve apo miqve nga kjo sëmundje.

Në këtë ditë të fundit të këtij viti, të gjithë urojnë që 2021 të sjellë ditë më të mira.

Ndërkohë stjuardesa 34-vjeçare, Keira Sandid ka rrëfyer se si jeta e saj u shkatërrua në 12 muajt e vitit që po lëmë pas.

Nëna 34-vjeçare e dy fëmijëve, e cila është shtatzënë me të tretin, ishte e infektuar me koronavirus kur humbi babanë e saj.

Në këtë mënyrë nuk mund ti jepte dot lamtumirën e fundit dhe të qëndronte pranë familjarëve në ato ditë të trishta.

Po ashtu u pushua nga puna dhe madje pa shtëpinë e saj të shkatërruar në ditën e Krishtlindjes pasi u përfshi nga flakët, duke mbetur e pastrehë.

Keira Sandid jeton në Sussex, Britania e Madhe, duke cituar fjalët e saj, ajo jetoi një “vit të katastrofë”, duke shtuar se gjërat e këqija po i ndodhnin asaj me njëra-tjetrën.

Shpresa mbetet tek 2021 për rikthimin e jetës në normalitet në mënyrë që të gjithë të shijojnë ditët e tyre pranë familjes dhe plot shëndet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet