Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ushqimet fatsjellëse për natën e ndërrimit të viteve

Gjeli i detit është mbreti i tryezës që shtrohet në natën e ndërrimit të viteve.

Por në tryezën e Vitit të Ri nuk duhet të mungojnë dhe ushqimet fatsjellëse si shega, rrushi, thjerrëzat dhe peshku. Amviset duhet të kujdesen që si fillim, në datën 31 dhjetor, te dera e shtëpisë të hedhin luspat e peshkut, që simbolizojnë paratë.

“Para se të fillojmë me peshkun, duhet të nisim me parapërgatitjet, pra duhet të hedhim luspat e peshkut te dera. Këto janë luspat e peshkut, po shtrojmë rrugën me flori. Thonë se sjellin shumë para”, shprehet Alfred Marku, shef kuzhine.

E nëse ju mungon peshku, janë edhe kokrrat e rrushit ato që sjellin para.

“Nuk duhet të mungojnë kurrë prodhimet shqiptare. Automatikisht ne duke konsumuar produktin tonë bëjmë të lumtur shumë familje. Plus që nuk duhet të harrojmë që në tryezat tonë nuk duhet të mungojnë 12 kokrra rrushi, thonë se sjellin shumë para”, vazhdon Marku.

Sipas traditës greke, shega konsiderohet si një frut fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Shega ndryshe njihet si fruti i dashurisë.

“Shega është ai frut që simbolizon dashurinë dhe shumimin, sepse një kokërr ka shumë kokrra brenda. Mundohuni që të bëni një hapje profesionale dhe ta ndani me familjen”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet