U dridh toka dhe iku energjia, ky fshat përjetoi “fundin e botës”

Bota
U dridh toka dhe iku energjia, ky fshat përjetoi “fundin e

Fillimisht u ndje një lëkundje e fortë e tokës dhe pak semonda më pas iku energjia elektrike. Kaq mjaftoi që banorët e fshatit Gjerdrum, 30 kilometra larg Oslos të përjetonin “fundin e botës” duke mos e ditur ende se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit u zbulua se në mes të fshatit ishte krijuar një gropë e madhe duke përpirë disa shtëpi, raporton abcnews.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Alarmi u dha gjithandej dhe kërkimi për banorët e humbur filloi menjëherë. Për fat të mirë nuk pati të vdekur.

Megjithatë, autoritetet raportojnë për 12 të lënduar, njëri prej të cilëve rëndë.

ME TE LEXUARAT