Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tragjike, gjenden tre tupa të pajetë në banesë, të vdekur prej një muaji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e ndërrimit të viteve në Itali pasi tre trupa të pajetë u gjetën në një banesë.

Sipas medieve italiane, u raportua se një nga trupat i përket një 77-vjeçareje të identifikuar si Luigia Teresa Etteri, e cila ndërroi jetë pasi vuante nga tumori.

Ndërsa dy personat e tjerë janë vajza dhe djali i saj, të cilët dyshohet se i dhanë fund jetës nga dhimbja e madhe që përjetuan nga humbja e nënës.

Massimo Del Bianco, 51 vjeç, dhe e motra Francesca, 46 vjeçe, pasi ndihmuan nënën e tyre deri në fund, u gjetën të vdekur me goditje thike. Vetëm një mjet prerës është sekuestruar nga skena e tragjedisë.

Ata u gjetën të vdekur ndoshta prej një muaj e gjysmë, pas ardhjes së autoriteteve të njoftuara për erën e rëndë që vinte nga banesa e familjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet