Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Televizionet ndërprenë transmetimin, çfarë ndodhi dje në Rusi

Vdekja e agjentit të famshëm rus George Blake bëri që televizionet të ndërprisnin transmetimin e tyre duke vijuar me publikimin e pamjeve live nga varrimi.

Blake vdiq në moshën 98 vjeçare dhe konsiderohet si një ndër agjentët e dyfishtë që ka shkaktuar vrasjen e më shumë spiunëve të perëndimit të kapur nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Ai ishte fillimisht agjent i MI6 të Britanisë së Madhe, ndërkohë që gjatë punës u vu në kontakt me komunizmin duke u bërë komunist. Gjate periudhës që shërbeu për britanikët ai spiunoi edhe për llogari të sovjetikëve duke dekonspiruar mjaft operacione dhe agjentë. 40 prej tyre janë kapur dhe vrarë prej vendeve të Bllokut Lindor vetëm se u dekonspiruan nga Blake.

Kur u zbulua në vitin 1966 ai u arratis në Moskë ku edhe jetoi deri ditën që vdiq.

Putin dërgoi një mesazh të posaçëm në varrimin e tij. Në krye të kortezhit ishte një kurorë në emër të Presidentit të Federatës Ruse.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet