Studimi: Kura e përdorur kundër kancerit mund të shërojë Covid-19

Soft
Studimi: Kura e përdorur kundër kancerit mund të

Kura që është përdorur për më shumë se një dekadë për të trajtuar kancerin mund të shërojë njerëzit me Covid-19, sipas një studimi të ri.

Kura, e quajtur pralatreksat, është një ilaç kimioterapie që u krijua fillimisht për të trajtuar limfomat - tumoret që kanë origjinën në gjëndrat,shkruan Daily Mail.

Studiuesit kinezë zbuluan se pralatreksati tejkalon remdesivirin, i cili aktualisht është ilaçi kryesor anti-viral i përdorur për të trajtuar pacientët me Covid-19.

Efektet anësore të pralatreksatit përfshijnë lodhje, të përziera dhe inflamacion të mukozës që mbështesin traktin tretës, shkruan Daily Mail.

'Studimi ynë zbuloi se pralatreksati është në gjendje të pengojë potencialisht kopjimin e SARS-CoV-2 me një aktivitet frenues më të fortë se remdesivir brenda të njëjtave kushte eksperimentale.'-thonë autorët e studimit, të udhëhequr nga Dr Haiping Zhang në Institutet e Shenzhen të Teknologjisë së Avancuar, Kinë.

ME TE LEXUARAT