Një makinë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në Durrës.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 11.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e një ngjarje të tillë.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.