Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shi dhe dëborë në zonat malore! Parashikimi i motit për ditën e fundit të 2020

Edhe në ditën e ndërrimit të viteve moti do të jetë i paqëndrueshëm duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat jugore, reshjet do jenë me një intensitet më të lartë gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa në zonat e thella malore në veri, verilindje dhe juglindje reshjet do jenë në formën e dëborës. Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do vazhdojë për 10 ditët e para të 2021, përjashtuar datën 1 dhe 2.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 13°C. Era do të fryej në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 08°C.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet