Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rindërtimi, PD me familjet e prekura në Durrës: Po na gënjejnë dhe po na lënë pa shtëpi

DURRËS
Kreu i PD në Durrës takoi sot banorë të familjeve të prekura nga tërmeti në Durrës. Xhaferraj tha se janë rreth 200 familje në lagjen 17 në Durrës që kundërshtojnë trajtimin e padrejtë për apartamentet e tyre, të dëmtuar rëndë nga tërmeti.

“Ka 1 vit që po na sorollasin, po na gënjejnë. Ne duam të dimë a jemi të sigurtë për jetën dhe të trajtohemi për DS4”- thotë një banore.

Banorët kërkuan ndihmën e PD për t’i dhënë zë problemit të tyre, ndërsa thanë se bashkia i ka vlerësuar me DS3, për dëmtime mesatare, që dëmshpërblehen deri në 5 milionë lekë, ndërsa Instituti i Ndërtimit dhe ekspertë të tjerë me DS4, që do të thotë se dëmtimi është i rëndë dhe dëmshpërblimi bëhet i plotë.
“Me 5 milionë as banjën nuk rregulloj dot. Na detyruan ta marrim duke na thënë që fondi digjej në datën 2. Unë nuk e tërheq, në bankë do ta lë, se nuk kam ç’e dua. Ku janë premtimet? Dalin dhe inaugurojnë shtëpi private, për çfarë, për të shitur dëngla?! – u shpreh një kryefamiljare e revoltuar.

“Nuk e dimë ku jemi, nuk dimë ku jetojmë, tallen me ne çdo ditë. Bashkia refuzon të na trajtojë siç e meritojmë, me DS4, megjithëse institucionet e tjera kanë dërguar shkresa për këtë. Ne nuk kemi për ta pranuar këtë vendim të Bashkisë, e cila ka përdorur forma nga më të ulëtat për të detyruar banorët të tërheqin dëmshpërblimin.”- tregoi një tjetër kryefamiljare.

“U bë një vit dhe nuk bëhet asgjë. Kjo nuk bëhet me 5 milionë në këtë gjendje. Po më del shpirti. Jam përjashtë, kam hedhur të gjithë paret këtu. Pse na gënjejnë? Për mua, kjo është qeveri e poshtër.”- reagoi i revoltuar një kryefamiljar, që shpjgeon sa të pasigurtë janë dhe sa i pamjaftueshëm është fondi prej 5 milionë që qeveria ka dhënë.

Kryetari i degës së PD Durës, Ferdinand Xhaferri garantoi qytetarët se PD do të jetë në krah tyre për çdo vendim që ata do të marrin në mbrojtje të së drejtës së tyre.
“Ky pallat, si shumë pallate në Durrës, është realisht fytyra e rindërtimit të Edi Ramës dhe Arben Ahmetaj. Këtu jetojnë banorë, ndërkohë që tërmete bien përditë. Kush mban përgjegjësi? Nuk ka transparencë, organizimin, ka vetëm Korrupsion dhe abuzim.”- u shpreh Ferdinand Xhaferri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet