Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Po shkrihet me shpejtësi akullnaja e fundit në Venezuelë, ky është shkaku

Për shkak të ngrohjes globale, akullnaja e fundit në majën Humboldt, e cila njihet si maja e dytë më e lartë në shtetin e Amerikës Jugore, Venezuelë, po shkrihet me shpejtësi.

Sipas lajmit të uebfaqes “El Nacional”, studiuesit venezuelas njoftuan se akullnaja e fundit në majën Humboldt, e vendosur në majën e malit Sierra Nevada de Merida në veriperëndim të vendit, po shkrihet.

Sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesit për të dokumentuar efektet e ndryshimit të klimës nga maji 2019 deri në tetor 2020, akullnaja e fundit në majën Humboldt do të shkrihet plotësisht brenda një kohe të shkurtër.

Shkencëtarët thonë se në fillim, madhësia e akullnajës ishte e barabartë me sipërfaqen e 300 fushave të futbollit.

Temperaturat atmosferike, të cilat janë rritur gjatë shekullit të 20-të, kanë shkaktuar tkurrjen e shpejtë globale të akullnajave, ndërsa malet Andet tropikale janë në krye të këtyre zonave që preken më shumë nga këto ndryshime.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet