Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Plagosja në Vlorë: Autori pa motrën duke u zënë me bashkëshortin, e qëlloi dy herë me armë

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Mësohet se 25-vjeçari Xhuliano Muço kishte pasur kohët e fundit konflikt me bashkëshorten e tij, dhe se ditëve të fundit ishin ndarë.

Pasi ka parë konfliktin mes të motrës dhe bashkëshortit të saj, autori ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tij, duke e lënë kështu të plagosur.

Një nga familjarët e vajzës thotë për ABC: “E ndau ai tani , tani nuk e dimë, çupa qe te ne. Unë prapë dhëndër e kam. Xhuliano, u nda dy tre ditë me të. Nuk është ndarje ajo. E kam mbesë nusen e Xhulianos. Nuk e di si ndodhi.”

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani, ndërsa 25-vjeçari po merr kujdes shëndetësor në spitalin rajonal të Vlorës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet