PD e Durrësit akuzon Qeverinë se ka lënë pa shtëpi shumë familje që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
PD njofton se kreu i kësaj force politike në Durrës, Xhaferraj, teksa takoi banorë të familjeve të prekura nga tërmeti në Durrës. Xhaferraj tha se janë rreth 200 familje në lagjen 17 në Durrës që kundërshtojnë trajtimin e padrejtë për apartamentet e tyre, të dëmtuar rëndë nga tërmeti.
“Ky pallat, si shumë pallate në Durrës, është realisht fytyra e rindërtimit të Edi Ramës dhe Arben Ahmetaj. Këtu jetojnë banorë, ndërkohë që tërmete bien përditë. Kush mban përgjegjësi? Nuk ka transparencë, organizimin, ka vetëm Korrupsion dhe abuzim.”- u shpreh Ferdinand Xhaferri.