Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Paçi kurdoherë bekime”, Elia Zaharia uron së bashku me princ Lekën dhe të bijën

Elia Zaharia ka uruar vitin e ri 2021 me një foto krah princ Lekës dhe vajzës së tyre, Geraldina.

Krah fotos ajo uron që viti 2021 të jetë viti ku të rigjejmë njëri-tjetrin pa frikë dhe të festojmë me miq e të afërm për jetën.

“Të dashur miq e dashamirës, ju urojmë nga zemra një Vit të Ri të mbarë! Paçi shëndet, harmoni dhe bekime në familjet tuaja!

Qoftë 2021 viti ku të rigjejmë njëri tjetrin pa frikëra, dhe të festojmë me miq e të afërm për jetën, ta vlerësojmë dhe kurrë mos ta marrim të mirqënë!

Zoti i bekoftë të gjithë mjekët që gjithë këto kohë të vështira kanë sakrifikuar në shërbim me humanizëm dhe përkushtim të pashoq!

Këtë festë ja dedikojmë të gjithë atyre që sonte nuk mund të jenë pranë familjarëve dhe njerëzve të dashur! Paçi kurdoherë bekime”, shkruan Elia Zaharia krah fotos.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet