Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kina në alarm, regjistrohet rasti i parë me variantin e ri të koronavirusit

Kina ka konfirmuar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit. Personi i infektuar është një 23 vjeçare që erdhi nga Britania në Shangai më 14 dhjetor.

Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve në Kinë tha se ky rast paraqet kërcënim me potencial të madh për përpjekjet e shtetit për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së virusit.

Varianti i ri i koronavirusit, për të cilin ekspertët thonë se përhapet shumë më shpejt se varianti fillestar, ka bërë që shumë shtete të vendosin kufizime për personat që vijnë nga Britania. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kina.

Autoritetet kineze thanë se pacientja e prekur nga varianti i ri është shtruar në spital pas arritjes në aeroport për shkak se kishte disa simptoma.

Kina ka ndaluar pa afat të caktuar udhëtimet nga Britania dhe drejt Britanisë nga 24 dhjetori.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet