Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, ku u ekzekutuan dy motra nga Përparim Ademi. Fqinja e Zhanetës, e cila bashkëjetonte prej vitesh me autorin thotë se nuk dinte nëse kanë pasur konflikte.
Duke folur para medieve, u shpreh se Zhaneta kishte një djalë me burrin e parë dhe punonte si kameriere për të siguruar të ardhura për familjen.
“Zhanetën e njihja që ka pasur jetuar këtu, ndërsa motrën tjetër jo. Unë kam 3 vjet që kam ardhur për vete, i kam gjetur këtu.
Përparimin e kisha parë kështu, por se njoh. Unë isha te çuni kur erdha u habita thashë se ça ka ndodhur.
Nuk e di nëse kanë pasur konflikte apo jo. Ajo goca gjynah ishte shumë punëtore, ajo e shkreta kishte një çun jetim dhe shkonte dhe punonte si kamariere më duket.
Zhaneta e ka pasur me duket një çun ka me burrin e parë, jo me këtë se më ketë bashkëjetonte. Me motrën nuk jetonte, kjo vinte e vizitonte shpesh”, tregon fqinja.
Në dëshminë e tij në polici, Përparim Tela (Ademi) është shprehur se ka pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëjetuesen e tij Kristina Bardhi, dhe për këtë arsye ka qëlluar ndaj saj dhe të motrës, Zhaneta Metani.
Tela ka thënë se kishte dyshime se Kristina e tradhëtonte dhe përpara oficerëve të policisë gjyqësore është shprehur se aktin e rëndë e ka ndërmarrë për shkak të xhelozisë.
Gjithashtu ai ka shtuar se nuk ka pasur si qëllim ti largohej drejtësisë, por se do të vetëdorzohej në polici për tu përballur me drejtësinë.