Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Franca vendos 100 mijë policë për të ndaluar festimet e Vitit të Ri

Franca do të mobilizojë 100,000 policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë në prag të Vitit të Ri për të prishur festat apo grumbullimet, që janë pjesë e një plani për shtetrrethimin e vendit si një masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Siguria shtesë gjatë natës së ndërrimit të viteve synon gjithashtu të ndalojë djegien e makinave që shpesh ndodhin natën e fundit të vitit.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanin, ka urdhëruar që policët të kenë një prezencë të shtuar në qendrat e qyteteve si dhe në periferi ku mendohet se mund të grumbullohen qytetarë.

Metro në Francë
Nga ora 20:00 në të gjithë Francën do të ketë një shtetrrethim dhe nuk do të lejohet asnjë festim jashtë shtëpive. Në kuadër të masave, në Paris gjysma e linjave të metrosë do të mbyllet në mbrëmje, ndërsa ministri kërkoi që të merret në konsideratë një mbyllje e transportit publik në të gjithë vendin.

Këto masat janë marrë pasi Franca ka konfirmuar 2.6 milion raste me COVID-19 dhe është vendi i pestë në botë për numrin e të infektuar dhe që nga nisja e pandemisë deri sot numëron më shumë se 64,000 vdekje.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet