E vranë kur ishte me të brendshme, kufoma e gjetur në valixhe i përket 38-vjeçares nga Kina

Kosovë&Rajon
E vranë kur ishte me të brendshme, kufoma e gjetur në valixhe i

Trupi i pajetë i një gruaje 38-vjeçare nga Kina u gjet në një valixhe në një pyll të Greqisë.

Ajo është identifikuar Qiu Yun Lin ndërkohë që mediat greke raportojnë se ishte zhdukur në datën 17 Tetor nga zona e Metaxourgeio.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupi i saj u pikas nga gjuetarët të martën në mbrëmje dhe policia arriti ta identifikojë nga shenjat e gishtave. Dyshohet se ajo u vra kur ishte me të brendshme duke qenë se brenda valixhes u gjetën vetëm të brendshmet e gruas.

Ditën e zhdukjes ai kishte veshur këpucë të zeza, xhinse, xhaketë të zezë dhe kishte një çantë ngjyrë kafe. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se trupi i përkiste një gruaje rreth 35-vjeç.

38-vjeçarja nga Kina ishte parë për herë të fundit në një qendër tregtare në qendër të Athinës. Policia ka vazhduar kërkimet për autorët e vrasjes së saj.

Nga dyshimet paraprake, gruaja mund të jetë mbytur dhe më pas është futur në valixhe.

ME TE LEXUARAT